Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Plagoset me plumb qorr polici i burgut të Peqinit, pranga autorit

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 21:22 | Kronikë

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së martës në afërsi të burgut të Peqinit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një nga policët e këtij institucioni.

Sipas të dhënave të policisë së shtetit, efektivi Idajet Paja 41 vjeç është plagosur si pasojë e një plumbi qorr që ishte qëlluar nga një kodër pranë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur kapja e shtetasit G. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, punonjësi i IEVP Peqin,  Idajet Paja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë