Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Telefonata e rreme, ambulanca pritet si skuadra e zemrës

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 14:49 | Futboll

Turqia është një prej vendeve me tifozeritë me të zjarrta të futbollit. Në mungesë spektaklit dhe ndeshjeve prej disa kohësh, mbështetësit e klubit të Karagymrykut kanë gjetur një mënyrë mbresëlënëse për të përjetuar emocionet e këtij sporti.

Ata kanë telefonuar një ambulancë, duke u shtirur për një rast të prekur me koronavirus, dhe në momentin e mbërritjes, tifozët i kanë pritur infermierët njësoj si të ishin skuadra e tyre e zemrës. E gjitha ishte një surprizë për sakrificën e bluzave të bardha. Brohorima, duartrokitje dhe lule për heronjtë e vërtetë të betejës me Koronavirus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë