Ulet numri i të prekurve në Kosovë

kosova koronavirus viktima pare 1100x620

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Viti ka bërë publike të dhënat zyrtare të ditës së fundit me pandeminë e koronavirusit.

Sipas ministrit Vitia, në 24 orët e fundit janë testuar rreth 250 persona të dyshuar për Covid-19, 10 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Deri në këto momente në Kosovë regjistrohen 790 persona të prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu Vitia bëri me dije se 31 persona e kanë mundur sëmundjen duke e çuar në 232 numrin e pacientëve të shëruar nga virusi vdekjeprurës.