“Basha” në apel, pranohet dorëheqja e gjyqtares Fatmira Hajdari nga çështja

Publikuar më: 29/4/2020, ora 16:47
MB HAJDARI frame 0 1024x576

“Basha” në apel, pranohet dorëheqja e gjyqtares Fatmira Hajdari nga çështja

Publikuar më: 29/4/2020, ora 16:47

Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari, nuk do të gjykojë ankimimin e Prokurorisë për pushimin e një hetimit të nisur ndaj kryeopozitarit Lulëzim Basha.

Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e gjyqtares Hajdari për të hequr dorë nga çështja, për të mos u paragjykuar për shkak të njohjes personale me kreun e PD-së dhe se e ka pritur në shtëpi në përkujtimoren e bashkëshortit të ndjerë, Azem Hajdari.

Pas rihedhjes në short të dosjes, në vend të anëtares Hajdari u përzgjodh gjyqtari Shkëlqim Mustafa. Lulëzim Basha u hetua për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me lobimin e kryer nga SHBA-ja, por në 13 janar Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e hetimit.