Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Divjakë, aksident me vdekje në afërsi të “Pushimit të shoferit”

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 09:32 | Kronikë
Divjakë, aksident me vdekje në afërsi të “Pushimit

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur "Pushim i shoferit", ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari.

Shtetasi me inicialet A.P., banues në Sopëz të Lushnjës, duke drejtuar motorin e tij, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" që drejtohej nga shtetasi me iniciale Q.K., 53 vjeç.

29-vjeçari A.P., sipas policisë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë drejtuesi i automjetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu