Duhet të luhen edhe 92 ndeshje, Premier League nxiton që të rinisë sa më shpejt

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 13:09
premier 1 1024x463

Duhet të luhen edhe 92 ndeshje, Premier League nxiton që të rinisë sa më shpejt

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 13:09

Premier League kërkon të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa deri në fund të javës do të mësohen edhe detajet, koha apo modalitetet e rifillimit të kampionatit anglez.

Pas dritës jeshile të qeverisë për përfundimin e sezonit nën masa të rrepta të sigurisë higjieno-sanitare, organizatorët e kampionatit po lëvizin në mënyrë të shpejtë. Qëllimi është që Premier League të rikthehet në 13 dhe 14 qershor, pas 3 javësh stërvitje.

Kur kanë mbetur edhe 92 ndeshje, dëshira është që ky sezon të përfundojë në fund të korrikut. Deri më 25 maj, UEFA ka kërkuar të dijë planet e të gjitha federatave evropiane për përfundimin e ligave përkatëse.