“Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me bakteret”, epidemiologu shpjegon për A2 pse po e kalojmë butë pandeminë

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 13:22

“Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me bakteret”, epidemiologu shpjegon për A2 pse po e kalojmë butë pandeminë

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 13:22

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, shpjegoi arsyet pse Shqipëria po e kalon shumë më lehtë pandeminë Covid-19 sesa fqinji i saj, Italia, që është një nga vendet më të goditura në botë.

“Na kanë ndihmuar karakteristikat e popullatës, që ndryshojnë shumë nga ajo italiane. Ajo italiane është e dyta në botë me popullatën më të vjetër, ndërsa Shqipëria ka moshën e dytë më të ulët në Evropë. Gjithashtu, ne jemi rritur në kushte jo aq sterile sa Italia e Veriut, ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me bakteret dhe viruset, duke pasur kështu një sistem imunitar më të mirë. Edhe Italia e Veriut ka ndryshim me Italinë e Jugut po ta vini re me kujdes. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj baktereve bëri që imuniteti jonë të ishte gati. Patjetër që kanë kontribuar edhe masat, që ishin më të rrepta dhe u morën më shpejt sesa në Itali”, theksoi Alimehmeti.

Epidemiologu nënvizoi se lirimi i masave është i drejtë, duke parë situatën ku ndodhemi.

“Jemi në përdorim minimal të kapacitetit spitalor, prandaj ka kuptim që të lirohen masat. Nëse shifrat bëhen alarmante, që do të thotë 20-fish i nivelit që është sot, mund të kthehemi pas”, tha ALimehmeti.