Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, në Malin e Zi pritet të nisin testimet vullnetare

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 21:25 | Ballkani
Koronavirusi, në Malin e Zi pritet të nisin testimet vullnetare

Mali i Zi raportoi rastin e parë me koronavirus në vend pas 5 ditësh duke e çuar numrin total të personave të infektuar me këtë sëmundje në 322.

Shefja e Pavionit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Sanja Medenica deklaroi se edhe pse të dhënat janë shumë pozitive, qytetarët duhet të vazhdojnë të zbatojnë rregullat e caktuara për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ajo shtoi se shumë shpejt do të nisë dhe testimi vullnetar i qytetarëve për të kuptuar numrin e vërtetë të personave të prekur nga ky virus.

"Një valë e re e epidemisë do të thotë një rritje e madhe e numrit të pacientëve. Prandaj, së shpejti do të fillojmë testimin mbi baza vullnetare në mënyrë që të regjistrojmë sa më shumë të sëmurë pa simptoma të virusit. Deri më tani, rreth 20 përqind prej nesh kanë qenë transportues pa simptoma dhe këta kanë qenë kryesisht fëmijë", tha Medenica.

A2 CNN Livestream

Dita jonë