Nuk “pyesin” për kufizimet dhe dalin në shëtitje, patat me eskortë bëjnë xhiron e rrjetit

Forcat e rendit britanike janë në linjë të parë në respektimin e masave parandaluese ndaj COVID-19.

Por ka ende hapësirë për zemërgjerësi dhe pak nota humori. Kështu që nuk çudit që po bën xhiron e rrjeteve sociale video e një efektivi të policisë në Hampshire, ku shihet një patrullë e forcave të rendit që i bën eskortën një familje… patash.

Shpendët duken të ngazëlluar nga vëmendja, dhe aspak të frikësuara, dhe vijojnë qetësisht shëtitjen e tyre.