Rastet e refuzimit të pagës së luftës, Braçe: Kemi një problem shumë të madh

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 13:15
brace2 1024x576

Rastet e refuzimit të pagës së luftës, Braçe: Kemi një problem shumë të madh

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 13:15

Zv/kryeministri Erion Braçe, sqaroi për “Dita jonë” në A2 se përse është refuzuar ajo që është quajtur “paga e luftës” për individë të caktuar.

“Duhen plotësuar edhe 30 000 paga të tjera. Janë dashur 40 ditë për të dhënë pagat sepse këto janë para dhe jo pica që porositen në telefon. Secili nga administratorët publikë ka përgjegjësinë maksimale që të verifikojë të gjithë dokumentacionin e paraqitur në aplikim, pasi njerëzit nuk mund të përfitojnë dy herë, dhe duhet verifikuar aktiviteti nëse është brenda fushës për të cilën është vendosur në Aktin Normativ. Ne duhet të mbajmë përgjegjësi për çdo qindarkë që hedhim. Unë e kuptoj që njerëzit janë në vështirësi, i kërkojmë shumë ndjesë, por edhe ne jemi në syrin e ciklonit”, deklaroi Braçe.

Por, jo vetëm kaq. Sipas zv/kryeministrit, “ka edhe një problem shumë të madh”.

“Nuk përputhen sistemet. Sistemi i e-Albania funksionon vetëm mbi numrat e kartës së identitetit, ndërkohë që ka biznese që janë regjistruar me pasaportë dhe numri i pasaportës nuk njihet nga sistemi i e-Albania. Unë i ftoj njerëzit që të shkojnë pranë QKB-së në rrethin e tyre dhe të bëjnë rinovim dokumentash me qëllim që të përfitojnë pagën”, tha Braçe.