Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma zgjedhore, puna rinis me raportim para komisionit parlamentar

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 16:14 | Aktualitet
Reforma zgjedhore, puna rinis me raportim para komisionit parlamentar

Puna për reformën zgjedhore do të rinisë me një raportim para Komisionit të Posaçëm të Parlamentit, që është vendosur të zhvillohet më 6 maj.

Njësoj si për komisionet e tjera, mbledhja do të zhvillohet online dhe deputetët do të informohen për ecurinë e deritanishme të dialogut në tryezën politike, ku merr pjesë edhe opozita jashtëparlamentare, si dhe mbi punën e bërë nga ekspertët përkatës.

Njoftimin e bëri bashkëkryetari socialist i Komisionit, Damian Gjiknuri. “Pa humbur kohë, në kuadër të Këshillit Politik, pres që bashkë me opozitën jashtëparlamentare të rifillojmë sa më shpejt punën për të arritur dakordësi, mbi çështjet e mbetura pezull në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, tha Gjiknuri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani