Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vjedhja, vepra penale që “tërhoqi” shqiptarët në vitin 2019

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 19:53 | Aktualitet

Vjedhja ka qenë krimi që kanë kryer më shpesh shqiptarët gjatë 2019-s. 31% të të gjithë gamës së veprave penale të regjistruara gjatë vitit të kaluar nga prokuroritë. Olsi Çela i ka dërguar kuvendit raportin vjetor të punës së organit të akuzës, edhe pse u zgjodh vetëm në dhjetor të 2019-s.

Gjatë 12 muajve të shkuar, sipas raportit të publikuar në faqen e kuvendit, prokurorët kanë kërkuar më shumë dënime me burg se një vit më herët, pavarësisht se numri i çështjeve të përfunduara është ulur me 7,49 % . Ulje ka pësuar dhe numri i atyre të dërguara në gjykatë.

Sipas statistikave vihet re ulja më e madhe e procedimeve penale të regjistruara që nga 2015. Vlora rezulton qarku me kriminalitetin më të lartë 1 160 krime për 100 000 banorë, ndërsa Dibra më të ulët, 577 krime për 100 000 banorë.

Përgjimi i telekomunikacionit është aplikuar gjerësisht gjatë vitit të shkuar. Janë përgjuar mbi 5000 persona dhe janë arrestuar 713 ndër ta, kryesisht për trafik narkotikësh dhe korrupsion.

Gjatë vitit 2019 janë ekzekutuar gjithsej 2714 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 717 procedime penale. Nga këto, 141 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër, është mundësuar interceptimi për 5574 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. 95% e të pandehurve kanë qenë burra, mbi 67,69 % të papunë. 4 procedime janë regjistruar për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani