Ambasadorja Kim takon gjyqtarin Dvorani: Ta kthejmë harkun e historisë nga drejtësia

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 18:58
Untitled collage 69 1024x576

Ambasadorja Kim takon gjyqtarin Dvorani: Ta kthejmë harkun e historisë nga drejtësia

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 18:58

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është takuar ditën e enjte me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim bën me dije se bisedoi me gjyqtarin Dvorani për rëndësinë e pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë.

Ajo shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për implementimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri.

“U takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar për rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe eficiencës së institucioneve të drejtësisë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht implementimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri. Ka ardhur koha ta kthejmë harkun e historisë nga drejtësia”, shkruan diplomatja amerikane në Tiranë.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.