Epidemiologu: Covid-19 mund të qarkullojë në nivele të ulëta deri në fund të qershorit

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 21:54

Epidemiologu: Covid-19 mund të qarkullojë në nivele të ulëta deri në fund të qershorit

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 21:54

Në Shqipëri raportohet një situatë e qëndrueshme gjatë kësaj jave nga koronavirusi, referuar numrit të të infektuarve. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi për një lehtësim të mëtejshëm të masave, duke nisur nga e hëna e 4 majit dhe sipas raportimeve zyrtare, pritet një vlerësim i mëtejshëm i tyre në nisje të majit.

Ndërkohë, në një lidhje direkte në A2, epidemiologu Artan Simaku, u shpreh se ai parashikon që në fund të muajit qershor, Covid-19 të mos qarkullojë më në vendin tonë.

“Fundi i pandemisë do të thotë kur të mos qarkullojë më Covid-19. Në Shqipëri parashikohet që trendi do të vazhdojë në ulje deri nga fundi i majit ose fillimi i qershorit. Presim që deri nga fundi i qershorit të mos kemi më qarkullim të koronavirusit në vendin tonë. Këto janë parashikime, por situata do të shikohet javë pas jave”, u shpreh epidemiologu në A2.

Artan Simaku theksoi se më tej se koronavirusi ka shanse që të rikthehet edhe gjatë vjeshtës ose dimrit, por sipas tij, mund të jetë shumë i dobët. “Çdo vit në Shqipëri qarkullon dhe gripi. Nga vjeshta në muajt e dimrit mund të qarkullojë paralelisht me gripin edhe koronavirusi, si një virus i zakonshëm stinor ose në nivele të ulëta”.