Grupet kriminale me skemë të re për shpërndarjen e drogës gjatë karantinimit

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 18:47
NINTCHDBPICT0003652452951 890x579

Grupet kriminale me skemë të re për shpërndarjen e drogës gjatë karantinimit

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 18:47

Organizata policore e Interpol bën me dije se kriminelët janë duke përdorur shërbimin e shpërndarjes së ushqimit në shtëpi për të mbuluar transportin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të jashtëligjshme, gjatë krizës së koronavirusit që ka futur në karantinë dhjetëra shtete.

Organizata ka marrë raportime të shpeshta nga policia e Irlandës, Malajzisë, Spanjës, Britanisë të cilët kanë zbuluar këtë shërbim për transportimin e kokainës, marijuanës, ketaminës dhe ekstazisë.

Karantina pengoi lirinë për të lëvizur për mijëra njerëz dhe për këtë arsye grupet kriminale janë duke kërkuara alternativa për të vijuar shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në fillim të këtij muaji, policia spanjolle arrestoi 7 persona në Alicante dhe Valencia, të veshur si shpërndarës ushqimesh, të cilëve iu gjetën kokainë dhe marijuanë të fshehura në motorët apo makinat që drejtonin.

Në Irlandë, policia gjeti 8 kg kokainë dhe dy pistoleta në një motor picash.