Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hotelet spanjolle hezitojnë të nisin sezonin: Të paktën lejoni turistët britanikë

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 22:01 | Bota
Hotelet spanjolle hezitojnë të nisin sezonin: Të paktën

Pronarët e shumë hoteleve në Spanjë kanë paralajmëruar se nuk mund ta përballojnë hapjen e bizneseve të tyre, pas izolimit nga koronavirusi, në një kohë kur turistët e huaj nuk lejohen të kthehen, duke specifikuar në veçanti ata britanikë.

Sipas planeve të prezantuara së fundmi nga qeveria, hotelet në Spanjë do të lejohen të hapin dyert nga 11 maji, por kufijtë mbeten të mbyllur për turistët ndërkombëtarë. Ndërkohë që sipas këtij plani do të vijojnë të jenë të mbyllura dhe plazhet spanjolle dhe vendet kryesore turistike.

Por pronarët e hoteleve kanë shprehur pakënaqësi ndaj këtyre planeve të qeverisë duke u ankuar se rrezikojnë që kostot e rihapjes të tejkalojnë fitimin e mundshëm, në një kohë kur janë të shkëputur nga tregu i madh.

Hotelet në ishujt La Gracioza, El Hierro, La Gomera dhe Formentera, të cilët janë lejuar të hapen që më 4 maj, tashmë vijojnë të qëndrojnë mbyllur për shkak të mungesës së punës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu