Johnson rikthehet në detyrë: Kemi kaluar pikun, po mendojmë planin për hapjen

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 22:05
coronavirus boris johnson sopravvivenza 869x579

Johnson rikthehet në detyrë: Kemi kaluar pikun, po mendojmë planin për hapjen

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 22:05

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi lajmin e shumëpritur nga të gjithë se Mbretëria e Bashkuar tashmë e ka kaluar pikun e përhapjes së koronavirusit dhe premtoi se javën që do të pasojë do të paraqesë një strategji për daljen nga izolimi, pavarësisht rritjes së numrit të të vdekurve dhe kritikave të lëshuara ndaj qeverisë.

Në konferencën e tij të parë për shtyp, që prej shërimit të tij nga Covid-19 dhe një ditë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij, kryeministri Johnson ofroi shpresë për britanikët, por i rekomandoi ata se është e nevojshme që të veprojnë sipas kufizimeve të vendosura për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Jonnson u shpreh se “Sot, për herë të parë pas kaq shumë kohësh, mund të konfirmojë se kemi kaluar pikun e sëmundjes. Ne e kemi kaluar pikun dhe jemi duke mbërritur në fundin e kurbës dhe kemi një mori arsyesh për të shpresuar për më të mirën”.

Momentalisht, Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë në Evropë, i cili shënon shifrat më të larta lidhur me viktimat nga koronavirusi me më shumë se 26,000 të vdekur.

Kjo situatë ka ushtruar presion mbi qeverinë lidhur me reagimin e saj ndaj përhapjes së virusit dhe po shton kujdesin për ndërmarrjen e masave të mëtejshme për heqjen e kufizimeve nga frika e një vale të dytë infektimesh

 “Është me rëndësi fakti që nuk duhet të humbasim kontrollin dhe të gjendemi përball një vale të dytë, edhe më të madhe”, shtoi kryeministri.

Por me rritjen e papunësisë dhe krizat që po kalojnë kompanitë, qeveria është duke u përballur me presionin për të prezantuar strategjinë e lirimit të masave.

Johnson premtoi se në javët në vijim do të paraqesë një “seri alternativash” mbi mënyrën sesi mund të lehtësohen masat, por shtoi se data e saktë e këtyre ndryshimeve do të vendoset në bazë të të dhënave dhe këshillave shkencore.