Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kisha e vogël në Londër nën hetim, shet "vajin hyjnor" që "kuron" koronavirusin

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 23:13 | Bota

Një kishë e vogël është vënë nën hetim për shitjen për rreth 100 dollarë të një shishe me “vaj pastrues hyjnor” që sipas saj kuron koronavirusin.

Kisha e Mbretërisë në Camberwell ka nisur shitjen e kësaj shisheje të vogël dhe një litari të kuq, dhe deklaron se ato do të mbrojnë besimtarët nga koronavirusi nëse e ziejnë atë në ujë të nxehtë apo lyejnë një peshqir me vajin dhe marrin frymë përmes tij.

Autoritetet për Standardet e Tregtisë kanë nisur menjëherë një hetim për këtë çështje, por mediat raportojnë se kisha vazhdon ende shitjen e këtyre produkteve.

Peshkopi i kishës, Wiseman shkroi në një postim se njerëzit do të mbroheshin duke e mbuluar veten me vajin hyjnor të mbrojtjes nga murtaja dhe duke lidhur litarin e kuqe rreth trupit.

"Kjo është arsyeja pse unë dua t'ju inkurajoj, nëse nuk e keni bërë tashmë, për të marrë pajisjet tuaja të mbrojtjes hyjnore !", shkruan peshkopi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë