Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koreja e Jugut nuk raporton asnjë rast të brendshëm me COVID-19

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 12:44 | Bota
Koreja e Jugut nuk raporton asnjë rast të brendshëm me COVID-19

Koreja e Jugut nuk raportoi asnjë rast të brendshëm me koronavirus, për herë të parë që prej muajit shkurt. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 4 infeksionet e reja të regjistruara orët e fundit, kishin qenë të gjitha të importuara.

Ky rezultat konsiderohet një sukses i madh, për një vend që në fillimet e pandemisë ishte mes më të prekurve. Kriza u vu shpejt nën kontroll falë një kundërpërgjigje dinamike që përfshinte testim masiv, gjurmim të kujdesshëm dhe trajtim.

https://a2news.com/2020/03/25/shba-i-kerkon-korese-se-jugut-kite-testesh-per-koronavirus/

COVID-19 shkaktoi atje shifra shumë më të ulëta se në vendet të tjera të prekura, me rreth 10700 raste dhe 247 viktima. Qeveria ka lehtësuar kufizimet dhe pritet të zbusë edhe më tej masat gjatë ditëve në vazhdim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë