Kryeministri i Rusisë infektohet nga koronavirusi

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 21:57
mishustin 1024x576

Kryeministri i Rusisë infektohet nga koronavirusi

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 21:57

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri dhe për këtë arsye ka njoftuar presidentin Vladimir Putin se do të vetëkarantinohet

Zv/kryeministri i parë Andrei Belousov do të marrë përkohësisht detyrat e Mishustin, por kryeministri deklaroi se do të jetë ai që do të vendosë për çështjet kryesore.

Përgjatë një videokonference, presidenti Putin i uroi shërim të shpejtë kreut të qeverisë dhe tha se shpreson që ai të marrë pjesë në hartimin e politikave të duhura për rimëkëmbjen e ekonomisë ruse, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.