Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

LDK finalizon sot koalicionin, Kurti fton Thaçin në debat: Më fyen si kalama në TV

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 14:13 | Kosova
LDK finalizon sot koalicionin, Kurti fton Thaçin në debat: Më

Përshkallëzohen përplasjet politike në Kosovë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përdori tone mjaft të rënda kundër presidentit Hashim Thaçi dhe i bëri thirrje që të mos e kundërshtojë me masat e ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë koronavirus.

Madje e sfidoi në një përballje televizive. “Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m'i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë kryeministri në detyrë dhe ai presidenti jashtë detyrës”, deklaroi Kurti.

Një kundërpërgjigje erdhi nga kampi i presidentit, edhe pse jo drejtpërdrejt nga Thaçi. Këshilltari tij, Adil Behramaj, me një status në Facebook, theksoi se Kurti po kërcënon publikisht me arrestim kreun e shtetit.

https://a2news.com/2020/04/28/kriza-ne-kosove-hoti-neser-nenshkruhet-marreveshja-per-qeverine-e-re/

Përplasjet mes kryeministrit në detyrë dhe presidentit u intensifikuan pasi Thaçi i kërkoi Lidhjes Demokratike të Kosovës që të paraqiste një kandidat për të udhëhequr qeverinë e re.

Kurti kërkoi me ngulm zgjedhje të reja pas rrëzimit të ekzekutivit të tij, por kreu i shtetit refuzoi duke thënë se një koalicion është i mundur. Koha po tregon që ai kishte të drejtë.

Pasi arriti dakordësinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listën Serbe, LDK pritet të finalizojë sot marrëveshjen për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet e tjera jo serbe. Kryeministër i ardhshëm pritet të jetë Avdullah Hoti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani