Llixhat në pandemi, hoteleve u mungojnë mijëra klientë

Përditësuar më: 1/5/2020, ora 00:27

Llixhat në pandemi, hoteleve u mungojnë mijëra klientë

Përditësuar më: 1/5/2020, ora 00:27

Dhjetëra hotele dhe qindra të punësuar në zonën e ujërave natyrale termale në llixhat e Elbasanit, po vuajnë pasojat e pandemisë botërore të Covid-19.

Pikërisht në periudhën kur këto hotele kanë më shumë kërkesa, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, ishte edhe piku i pandemisë dhe për rrjedhojë edhe i bllokimit të lëvizjes.

Ashtu si të gjithë sektorët e tjerë të turizmit, edhe këto të ujërave termale, që punojnë në mënyrë sezonale, kërkojnë ndihmën e shtetit, ndërsa shpresojnë që të paktën në sezonin e ardhshëm, shtator-tetor, nëse hapen kufijtë të mund të rikuperojnë sado pak nga humbjet e këtij viti.