Mbështetja për ekonominë, Tabaku: Qeveria gënjen për shifrat, vjedh taksat e shqiptarëve

13 SHTATOR PD TABAKU frame 11224 1100x620

Qeveria gënjen për ndihmën financiare dhënë individëve dhe bizneseve. Akuzat vijnë nga demokratja Jorida Tabaku, që ka reaguar pas fjalimit të ministrit Ahmetaj në Kuvend.

Sipas Tabakut, ndihma e qeverisë nuk shkon në 5,7% të Prodhimit të Brendshëm, por ndjeshëm më pak, 2,8% sipas llogaritjeve të FMN. Në një status në Facebook, Tabaku shkruan se e vetmja gjë që qeveria bën është të gënjejë, të rrisë taksat dhe t’ua japë oligarkëve përmes tenderave korruptivë. Ajo shton se 500 mijë punëtorë shqiptarë kanë sot nevojë për ndihma, e jo për gënjeshtra.