MSH: Të riatdhesuarit me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 19:22
y2 989x579

MSH: Të riatdhesuarit me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 19:22

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e rihapjes graduale për javën në vijim.

Manastirliu tha se duke filluar nga data 4 maj do të lejohen dy pasagjerë familjarë në shërbimin taksi ndërqytetës.

“Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetëse”, tha Manastirliu.

Më tej, ministrja Manastirliu bëri të ditur se vetëkarantinimi i personave që vijë nga jashtë dhe që jetojnë në zonat e kuqe do të vijojë dhe do të ketë një monitorim të rreptë nga ana e strukturave më qëllim zbatimin e masave.

“Duke filluar nga data 4 maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të përcaktuara”, tha Manastirliu. Manastirliu ritheksoi se nëse gjatë këtyre dy javëve do të vihet re, që kushtet dhe situata do të pësojë ndryshime, për shkak të rihapjes, do të duhet të rikthehemi në situatën e mbylljes së detyrueshme.