Musk “mbështet” Trump: Lironi Amerikën, masat shtrënguese janë fashiste

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 16:25
1206290121 1280x720 1 1024x576

Musk “mbështet” Trump: Lironi Amerikën, masat shtrënguese janë fashiste

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 16:25

“Lironi Amerikën”. Me këto fjalë, të shkruara me shkronja të mëdha në Twitter, ashtu siç preferon Donald Trump, babai i Teslës dhe Space X, Elon Musk, ka mbështetur teorinë atyre që duan lehtësimin e menjëhershëm të masave parandaluese ndaj koronavirusit.

Dy fjalë që kanë prodhuar reagime të panumërta në rrjetin social. Por sipërmarrësi me origjinë nga Afrika e Jugut e ka shtjelluar mendimin e tij gjatë mbledhjes për tremujorin e Tesla, që sipas parashikimeve do t’i japë atij qindra milionë dollarë bonus, edhe në periudhën më të vështirë ekonomike për Shtetet e Bashkuara nga vitet ’30.

“Detyrimi për të mbetur në shtëpi, kundra lirive kushtetuese, është diçka që shkon në drejtim të kundërt me lirinë që kanë ëndërruar njerëzit që kanë ardhur në këtë vend”, mësohet të ketë thënë Musk, me tone të acaruara, duke shtuar se “në qoftë se dikush preferon të rri në shtëpi shumë mirë, por të thuash se nuk mund të lihen banesat përndryshe do të arrestohen, kjo është diçka fashiste. Nuk është aspak demokratike”.

Musk ka pasur fërkime të ndryshme me autoritetet lokale amerikane, që e kanë detyruar dy nga tre fabrikat e mëdha që ai ka në SHBA, njëra në Kaliforni dhe tjetra në shtetin e Nju Jorkut.   

Ndërkohë, ai ka mbështetur në rrjetet sociale shumë video dhe teori që zvogëlojnë rrezikshmërinë e koronavirusit, dhe ka bërë parashikime të gabuara mbi ecurinë e kurbës, duke thënë se brenda prillit infeksioni do të ishte zhdukur, ndërkohë që janë ende mijëra të prekurit çdo ditë, rreth 60 mijë, kanë tejkaluar të vdekurit nga lufta famëkeqe e Vietnamit.