Protesta e fasonerive në Vlorë, 300 punonjës pa rroga dhe pa paga lufte

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 15:05

Protesta e fasonerive në Vlorë, 300 punonjës pa rroga dhe pa paga lufte

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 15:05

Punonjësit e fasonerive duket se nuk po gjejnë qetësi me pagat e luftës. Pa rroga, pasi janë të larguar nga puna për shkak të pandemisë dhe pa pagat e luftës, qindra punonjës të një fasonerie për prodhimin e këpucëve në Vlorë kanë protestuar për të drejtën e tyre.

Të painformuar nëse problemin e kanë ekonomistët e fasonerisë, apo janë refuzuar nga tatim-taksat, punonjëset kanë apeluar për ndihmë pasi diskutohet buka e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Ndërkohë, ekonomisti i fasonerisë shprehet se aplikimet janë kryer për të gjithë punonjësit, por tatimet kanë miratuar pagën e luftës vetëm për 30 prej tyre.

Punonjësit kanë më shumë se një muaj e gjysmë që nuk marrin asnjë pagë.