Qeveria italiane: Nëse nuk arrihet marrëveshje për protokollin, mbyllim sezonin e Serisë A

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 15:35
CRT7 JUVE 1024x576

Qeveria italiane: Nëse nuk arrihet marrëveshje për protokollin, mbyllim sezonin e Serisë A

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 15:35

Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, nënvizoi të enjten se rinisja e futbollit në vendin fqinj do të bëhet vetëm në rast se arrihet marrëveshja për protokollin e sigurisë.

“Nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, do ta quajmë të përfunduar sezonin dhe do të mundohemi të gjejmë mënyrën që futbolli të dëmtohet sa më pak të jetë e mundur”, theksoi ministri për Rai.

“E dimë që futbolli është një ndërmarrje e madhe e vendit dhe do të marrim përsipër përgjegjësitë tona si qeveri. Komiteti tekniko-shkencor është mbledhur me disa aktorë të futbollit për të mbledhur më shumë informacion mbi protokollin e stërvitjes”, deklaroi Spadafora.