Rama: Kategoritë që lejohet të dalin gjatë fundjavës

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 16:03
WhatsApp Image 2020 04 26 at 12.38.55 873x579

Rama: Kategoritë që lejohet të dalin gjatë fundjavës

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 16:03

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se të shtunën më 2 maj dhe të dielën, 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00, ndërsa të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Përveç pensionistëve, do të lejohen të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç, por nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

“Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30, të dielën të gjitha mbyllur. Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private”, shkruan Rama.

“Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej

*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri më 18 maj”.