Si do të duket “Disney World” pas rihapjes?

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 22:30
disney world 1024x576

Si do të duket “Disney World” pas rihapjes?

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 22:30

Autoritetet kanë hartuar një sërë udhëzimesh se si do të jetë parku më argëtues për fëmijë i “Disney World” pas rihapjes së dyerve për të pritur vizitorët më të vegjël.

Resorti në Florida u mbyll në mes të muajit mars për shkak të krizës së koronavirusit dhe ende nuk ka të dhëna se kur ai do të jetë gati për të nisur punën.

Por kur bëhet fjala për të pritur vizitorë në këtë “botë magjike” do të jetë e sigurt që ata do të kenë maska, kontrolle temperature, distancim social dhe dezinfektues duarsh në çdo lodër.

E gjitha kjo sipas strategjisë që po hartohet nga Task Forca për Rimëkëmbjen Ekonomike të Orange County, e cila është ngarkuar me detyrën për të rikthyer zonën e Floridas në normalitet.

Plani përfshin rregulla shumë specifike, të cilat mund të të implementohen në këto parqe të mëdha lodrash si “Walt Disney World” dhe “Universal Orlando”.

Në fazën e parë të rihapjes, parqet do të lejohen të presin vetëm 50% të kapacitetit dhe mysafirët do të jenë të detyruar të respektojnë rregullat e distancimit social.