Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Spitali i Burgjeve u kthye në spital Covid, të pandehurit nuk mund të kryejnë analizat

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 12:12 | Sociale

Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk i përgjigjet gjykatës në lidhje me kërkesat për ekzaminime mjekësore të të pandehurve. Sipas IML-së, për shkak se Spitali i Burgjeve është kthyer në spital Covid, nuk mund të kryejë analizat e kërkuara.

Ditën e djeshme, Gjykata Speciale i ka dërguar një shkresë IML-së që të kryejë me patjetër ekzaminimet e kërkuara nga gjykata.

Kjo situatë do të thotë që persona të paraburgosur apo të burgosur, të cilët mund të kenë probleme të rënda shëndetësore apo sëmundje të transmetueshme, nuk mund të identifikohen si të tillë dhe do të vijojnë qëndrimin në burg duke rrezikuar edhe të tjerët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë