Spitali i burgut kthehet në COVID, gjykatat pa përgjigje, s’bëhen ekzaminimet mjeko-ligjore për të burgosurit

Përditësuar më: 1/5/2020, ora 00:16

Spitali i burgut kthehet në COVID, gjykatat pa përgjigje, s’bëhen ekzaminimet mjeko-ligjore për të burgosurit

Përditësuar më: 1/5/2020, ora 00:16

Shndërrim i Spitalit të Burgjeve në një spital COVID po pengon kryerjen e akt-ekspertimeve të nevojshme mjeko-ligjore te të dënuarit me burg apo të paraburgosurit.

Këto lloj ekzaminimesh urdhërohen nga gjykata, për të provuar pretendimet e të izoluarve në burg për sëmundje që mund t’u rrezikojnë jetën në qeli, apo mund të vënë në rrezik bashkëvuajtësit e tyre.

Prej disa ditësh, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kthyer përgjigje boshe në gjykatë, duke pretenduar se nuk mund t’i kryejnë eksperimentet e kërkuara. “Strumbullari” i situatës është Spitali i Burgjeve. Përmes një shkrese të siguruar nga A2, drejtori i këtij spitali, Apostol Luca, vë në dijeni Mjekësinë Ligjore se institucioni i tij nuk mund të realizojë këto ekzaminime dhe konsulta të specializuara, për shkak se Spitali i Burgjeve është përshtatur si spital COVID.

Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore saktësuan për A2 se ky “ngërç” prek ekzaminimet e specializuara, që në kohë të zakonshme asistohen nga mjekë dhe ambiente të tjera të QSUT. Situata e krijuar ka ngjallur shqetësim të lartë te të sëmurët e izoluar që kërkojnë të ekzaminohen dhe në gjykata, ku vetëm në Gjykatën e Posaçme gjatë kësaj jave, kanë dështuar më shumë se 5 kërkesa për akt-ekspertim mjeko-ligjor. Nga ana tjetër, mosrealizimi në kohë i këtyre ekzaminimeve lë në qeli persona që mund të kenë probleme të rënda shëndetësore apo sëmundje të transmetueshme.