Të gjithë duan të “kapin” Kumbullën, shqiptari ka në mendje vetëm një skuadër

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 14:55
marash kumbulla 1024x576

Të gjithë duan të “kapin” Kumbullën, shqiptari ka në mendje vetëm një skuadër

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 14:55

Pandemia mund të ketë ndalur prej javësh futbollin, por jo punën dhe tratativat në merkato. Goditjet e mëdha ndoshta do jenë të pakta, kjo pasi klubet duhet të bëjnë mirë llogaritë financiare nga kriza që lë pas koronavirusit.

Megjithatë skena e merkatos mund të jetë e gjitha e yjeve të rinj të futbollit, mes të cilëve qëndron edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla. Emri i futbollistit kuqezi është emri më i lakuar në ditët e fundit në Itali, njësoj si përpara pezullimit të kampionatit. Titullar i padiskutueshëm te Verona, 20-vjeçari kërkohet me ngulm nga Inter për të përforcuar prapavijën.

Por nuk janë vetëm zikaltrit. Edhe Napoli mban ende shpresa për Kumbullën pavarësisht se tentativa e tyre në janar nuk pati sukses. Fiziku i talentit shqiptar dhe aftësitë e shkëlqyera në lojën një kundër një, kanë bërë jehonë përtej kufijve të Italisë. Chelsea, Tottenham apo Borussia Dortmund në Gjermani. As këto klube nuk heqin dorë, për të bërë të tyrin futbollistin kuqezi. Përtej ofertës më bindëse për drejtuesit e Veronas, vendimtare mund të jetë dëshira e vet Marash Kumbullës që ka shprehur disa herë simpatinë për zikaltrit e Inter.