Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ankimimi për Bashën, seanca në Apel shtyhet për më 14 maj

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 10:08 | Politikë
Ankimimi për Bashën, seanca në Apel shtyhet për më 14

Gjykata e Apelit Tiranë duhet të shqyrtonte sot ankimin e Prokurorisë mbi vendimin që pushoi hetimin e nisur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për akuzën e "falsifikimit të dokumenteve".

Por, seanca është shtyrë për më 14 maj, pasi gjykata ka kërkuar kohë për t'u njohur me dosjen.

Shkalla e Parë pushoi hetimin e nisur ndaj Bashës, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, mbi dyshimet e ngritura për "falsifikim" në lidhje me lobimin e kryer nga PD-ja në SHBA.

https://www.youtube.com/watch?v=izTeOzm5REQ

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani