Vetëm 9 raste të reja në Kosovë, virusi “rishfaqet” në Mal të Zi

Koronavirusi ne Kosove 1 1100x620

Kosova raportoi vetëm 9 raste të reja me Covid-19 të martën, më pak nga ditët paraardhëse. Numri i të shëruarve vijon të rritet, e 17 persona të tjerë ju bashkuan listës së atyre që kanë fituar betejën me pandeminë.

Në vend numërohen gjithsej 799 persona të infektuar dhe 22 viktima. Përballë kritikave për numrin e ulet të testimeve, autoritetet pranuan se nuk ka mjaftueshëm teste për të gjithë popullsinë.

Maqedonia e Veriut vijon të raportojë jetë të humbura. 3 viktima u shënuan të mërkurën; dy pacientë nga Kumanova dhe një nga Shkupi. Në total koronavirusi ka marrë 74 jetë njerëzish, ndërsa të prekurit janë mbi 1400.

Mali i zi, i cili nuk kishte raportuar asnjë rast që prej 24 prillit, njoftoi se një person ishte infektuar duke e çuar totalin në 322 të prekur.