Vetëvendosje çon në Kushtetuese dekretin e Thaçit për të mandatuar Hotin

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 19:17
Untitled collage 70 1024x576

Vetëvendosje çon në Kushtetuese dekretin e Thaçit për të mandatuar Hotin

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 19:17

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas vendimit të presidentit Hashim Thaçi për të dekretuar Avdullah Hotin nga radhët e LDK-së për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Vetëvendosja e ka konsideruar një shkelje të rëndë të Kushtetutës këtë dekret të kreut të shtetit, dhe për këtë arsye e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Me këtë dekret, ne vlerësojmë që presidenti ka shkelur Kushtetutën. Dekreti i presidentit është bërë publik pak para 1 Majit dhe fundjavës, në përpjekje që Kuvendi të formojë qeverinë e re, në mënyrë jokushtetuese, gjatë ditëve të festës. Ne presim vendim të drejtë të Kushtetueses dhe nuk jemi këtu të paragjykojmë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosje, Rexhep Selimi.