“Virusi u krijua në laborator”, Kina kërkon ndalimin e akuzave: Kontrolloni pandeminë

Përditësuar më: 1/5/2020, ora 00:10
Ekonomia kine koronavirusi kriza e pandemise 1024x576

“Virusi u krijua në laborator”, Kina kërkon ndalimin e akuzave: Kontrolloni pandeminë

Përditësuar më: 1/5/2020, ora 00:10

Kina i bën thirrje politikanëve amerikanë që t’u japin fund akuzave për origjinën e koronavirusit, e të fokusohen te kontrolli i pandemisë në vendin e tyre.

Reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze erdhi pas deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pompeo, i cili tha se Kina nuk i ka dhënë akses në komunitetin ndërkombëtarë, në institutin e virologjisë në Wuhan, për të investiguar mbi origjinë e virusit.

Në një konferencë për mediat, Geng Shuang, tha se Kina është përgjigjur më herët mbi këto akuza të pabaza. “Në një intervistë për Reuters, doktor Yuan Zhiming, kërkues pranë Institutit të Virologjisë në Wuhan, dha një përgjigje shteruese mbi akuzat drejtuar institutit. Ai e bëri të qartë se nuk ka asnjë shenjë që virusi është krijuar nga dora e njeriut, dhe se instituti nuk e ka kapacitetin për të prodhuar një virus të tillë e as ka bërë ndonjë herë një gjë të tillë”.

Sipas Shuang, është detyrë e shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësor për të përcaktuar shkaqet e virusit, dhe gjithë të tjerët duhet të ndalen me këto akuza drejtuar vendit të tij.