Zyrtare, PSG shpallet kampione e Francës, Toulouse nuk pranon rënien nga kategoria

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 21:56
LIGUE 1 PSG LYON frame 0 1024x576

Zyrtare, PSG shpallet kampione e Francës, Toulouse nuk pranon rënien nga kategoria

Përditësuar më: 30/4/2020, ora 21:56

“Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk mund të rifillojnë deri në fund të gushtit”. Ishte kjo deklaratë e kryeministrit francez Phillipe që çoi në mbylljen parakohe të sezonit futbollistik në Francë dhe i dha titullin e radhës ekipit të PSG.

Liga e futbollit transalpine vendosi që t’i dorëzonte trofeun e kampionit ekipit nga kryeqyteti që renditet i pari në tabelën e klasifikimit me 12 pikë i shkëputur nga ndjekësit e Marseille dhe një ndeshje më pak.

Marseille dhe Rennes janë dy ekipet e tjera të kualifikuara për në Champions në sezonin e ardhshëm, ndërsa Lille, Reims e Nice do të shkojnë në Europa League. Por mbyllja e kampionatit nuk ishte një lajm i mirë për Amiens dhe Toulouse, të cilat sezonin e ri do të luajnë në ligën inferiore.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Toulouse, e cila e ka konsideruar të padrejtë këtë vendim.

“Nuk mund të mbrojmë në mënyrë të drejtë në fushën e lojës mundësinë për të qëndruar në Ligue 1 deri në ditën e fundit. Jemi shumë të keqardhur. Them me forcë se çdo vendim për zbritje nga kategoria në bazë të renditjes provizore të javës së 27-28 do të ishte e padrejtë dhe në shkelje me ligjin”, u shpreh Olivier Sadran, presidenti i Toulouse. Ai gjithashtu paralajmëroi se do ta çonte çështjen në gjykatat përkatëse.