
Dita e Punëtorëve, Sindikata e Mjekëve: Kushtet duhet të përmirësohen
Për ditën e 1 Majit, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor vlerëson punën e mjekëve dhe infermierëve të cilët janë në përballje me COVID-19.
Përfaqësuesit e sindikatës, përmes një deklarate, i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë që të përmirësojë kushtet e punës së mjekëve që janë në vijën e parë si dhe të reduktohen orët në punë për të ulur rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.
Për çdo punonjës të shëndetësisë të prekur nga Covid-19, sindikata propozon trajtim të veçantë financiar, njësoj si në rastet e aksidenteve në punë.
Mjekët dhe infermierët kërkojnë që pagesa e tyre të bëhet sipas volumit të punës dhe rrezikut që paraqet në këto ditë epidemie.