Edhe 4 viktima të tjera nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

maqedoniaa 1100x620

Vijon të rritet bilanci i viktimave në Maqedoninë e Veriut si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit 4 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 81 numrin total.

Viktimat janë të moshave 55-84 vjeç dhe vuanin edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Një prej tyre ndërroi jetë në banesën e saj në Prilep.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 29 raste të reja pozitivë me virusin. Numri i të shëruarve ka arritur në 807 ndërsa ata që e kanë koronavirusin ende aktivë janë 606 persona.