Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kapet shoferi grek, mori 1 kuintal hashash në kufi me Shqipërinë

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 17:05 | Kronikë
Kapet shoferi grek, mori 1 kuintal hashash në kufi me Shqipërinë

Një shtetas grek u arrestua në Janinë të Greqisë, pasi në makinën, që e kishte marrë me qira, transportonte pothuajse 1 kuintal hashash.

Mediat greke shkruajnë se shoferi kishte thyer të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit dhe e kishte marrë drogën në zonën neutrale të kufirit me Shqipërinë.

Policia gjeti në bagazhin e automjetit 89 pako kanabisi me peshë totale prej 93 kilogramë e 250 gramë. Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve, ku transportuesit e kanabisit të blerë në Shqipëri, janë shtetas të huaj dhe jo shqiptarë. Pak ditë më parë, në Bari u arrestuan 2 skafistë italianë me 1 ton hashash, që mendohet se e kishin marrë në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë