Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Liga italiane e futbollit në një zë: Duam të përfundojmë sezonin

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 17:36 | Futboll
Liga italiane e futbollit në një zë: Duam të

Asambleja e ligës së Serie A rikonfirmoi edhe njëherë në mbledhjen e saj të fundit online vullnetin për të përfunduar sezonin futbollistik të ndërprerë nga pandemia e koronavirusit.

Vendimi i 20 klubeve kryesore të Italisë vjen një ditë pas deklaratës së ministrit të Sporit, Vicenzo Spadafora, i cili nënvizoi se për sa kohë që nuk gjendet një marrëveshje për të modifikuar protokollin e rinisjes së kampionatit, qeveria do të marrë përgjegjësinë për të deklaruar mbylljen e sezonit.

Kështu që linja nuk ndryshon. Shoqëritë duan të përfundojnë kampionatin, të gatshëm për të dialoguar me qeverinë. Gjithashtu në mbledhje u diskutua dhe për çështjen e televizioneve që transmetojnë ndeshjet, që janë ende duke vendosur nëse të paguajnë këstin e fundit ndaj klubeve që shkon në 222 milionë euro.

Në Asamble u përshëndet dhe vendimi i guvernatorit të dell'Emilia Romagna, Bonaccini i cili iu hapi rrugë stërvitjeve të sportistëve profesionistë nga e hëna.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani