Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Madonna habit sërish: Do të dal të marr pak ajër me Covid-19

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 15:13 | Showbiz

Ylli i muzikës, Madonna, ka zbuluar se ka antitrupat e koronavirusit në organizimin e saj, pasi kishte bërë testin. Këngëtarja 61-vjeçare, publikoi një video të çuditshme në Instagram, siç ka bërë edhe më parë, pjesë të një serie videosh të quajtura prej saj “Ditari i karantinës”.

“Bëra një test pak ditë më parë dhe zbulova se kam antitrupat”, tha ajo. “Kështu që nesër, do të dal për shëtitje me makinë dhe do të ul xhamin për të marrë pak ajër me Covid-19”. Nuk është ende e qartë nëse Madonna ishte e infektuar, apo jo nga koronavirusi më parë.

https://a2news.com/2020/03/22/cmendet-madonna-koronavirusi-i-mrekullueshem-na-ka-vene-shenjen-e-barazimit-te-gjitheve/

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse këto antitrupa mund të mbrojnë personat nga riinfektimi. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) momentalisht ka si qëndrim zyrtar se pavarësisht pranisë së antitrupave, nuk do të thotë që personi që i ka ato është imun ndaj koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani