Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shefi i virologjisë në Suedi nuk është i sigurt për masat, por numri i viktimave dhe të prekurve bie

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 20:43 | Bota
Shefi i virologjisë në Suedi nuk është i sigurt për

Shefi i virologjisë në Suedi nuk është i bindur plotësisht se mos marrja e masave të izolimit kundër koronavirusit ishte vendimi i duhur, ndërkohë që vendi shënoi rënie të numrit të viktimave dhe të të infektuarve të rinj nga virusi.

Rasti i vendit skandinav është monitoruar me imtësi nga e gjithë bota pasi është ndër të vetmit që nuk mbylli shkollat, lokalet dhe restorantet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Epidemiologjisti Anders Tegnell, i cili është bërë dhe fytyra e kësaj strategjie, pranoi gjatë një interviste për mediat vendase se nuk ishte i sigurtë që vendimi që kishte marrë ishte i duhuri.

“Nuk jam i bindur plotësisht. Ne vazhdimisht kemi diskutuar për këtë çështje në agjencinë e shëndetit publik se çfarë duhet të bëjmë tjetër dhe çfarë mund të shtojmë”, deklaroi Tegnell.

Ndërkohë që të dhënat e 24 orëve të fundit folën për 428 raste të reja me Covid-19 dhe 67 viktima, krahasuar me 790 të prekur dhe 124 viktima që ishin një ditë më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë