Dekatlon në karantinë, iluzioni fantastik i sportistit italian

Produktiviteti gjatë periudhës së karantinës ka qenë i larmishëm në të gjithë cepat e globit, por nëse dikush meriton notën 10, për krijimtarinë më të bukur, ai është Simone Cairoli. Atleti italian improvizoi garat e dekatlonit brenda në dhomën e tij duke pozicionuar kamerën në këndin e tillë që mund të krijohet iluzioni perfekt. Imitimi i lëvizjeve të 10 garave të dekatlonit, nga 6 herë kampioni kombëtar i Italisë, është i përkryer.