Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kampionat në vit kalendarik? FIFA: Në Amerikë po, pse jo edhe në Evropë?

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 19:52 | Futboll
Kampionat në vit kalendarik? FIFA: Në Amerikë po, pse jo edhe

Të luash kampionatin në vit kalendarik nuk është një ide për t’u hedhur poshtë, pasi mund të jetë një zgjidhje në funksion të dy viteve të ardhshme dhe për më tepër të Kupës së Botës, që do të luhet në dimër.

Ideja ka ardhur nga nënkryetari i FIFA-s Victor Montagliani. Në një intervistë për radio sportive, 54-vjeçari bëri të ditur se ekziston një mundësi për të reformuar futbollin jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën, duke reformuar datat. “Ishte një diskutim që duhet të bëhej me konfederatat dhe federatat”, shtoi presidenti i CONCACAF. “Kemi një mundësi të mirë, pasi Kupa e Botës 2022 në Katar, do të luhet në nëntor dhe dhjetor, prandaj kjo mund të jetë një ide. Në Amerikë luhet futboll duke ndjekur vitin kalendarik dhe kjo mund të jetë një zgjidhje edhe për Evropën dhe Afrikën, një mundësi për t’u diskutuar edhe në nivelin kombëtar dhe kontinental”.

Montagliani ka ndërhyrë edhe në debatin që ekziston në Itali në lidhje me rifillimin e Serie A. “Jemi të vetëdijshëm se janë vendime që duhen të merren në shtëpi. Për herë të parë në histori nuk është futbolli që vendos, por janë qeveritë. Ne ndjekim me vëmendje ngjarjet dhe ndihmojmë ku është e mundur. Por është një çështje shumë e ndërlikuar, pasi vendimet ndryshojnë nga dita në ditë, apo nga java në javë”, përfundoi kanadezi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani