Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kina raporton vetëm një rast të ri me Covid-19, asnjë i vdekur prej 4 ditësh

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 09:27 | Bota
Kina raporton vetëm një rast të ri me Covid-19, asnjë i

Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë raportuar vetëm një rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa prej 4 ditësh nuk ka humbur jetën asnjë person i prekur me virusin pandemik.

Po ashtu, bëhet i ditur se personi, i cili ka rezultuar pozitiv ka ardhur nga jashtë. Tashmë, në Kinë janë vetëm 557 raste aktive me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar të vdekur 4,633.

Por ndërsa për Kinën, koronavirusi duket si diçka që i përket së “shkuarës”, totalisht ndryshe situata paraqitet në SHBA, ku deri tani janë konfirmuar mbi 65 mijë të vdekur dhe më shumë se 1 milion e 100 mijë të prekur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë