Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ligue 1 mund të përfundojë në gjykatë, Lyon udhëheq grupin e të revoltuarve

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 20:20 | Futboll
Ligue 1 mund të përfundojë në gjykatë, Lyon

Në Francë ekziston një rrezik real që ndërprerja e kampionatit në javën e 29-të të përfundojë në gjykatë. Pas urdhrit të qeverisë për të mbyllur përfundimisht sezonin duke përcaktuar renditjen në tavolinë, shumë skuadra po përgatiten ta apelojnë këtë vendim.

Grupi i të pakënaqurve udhëhiqet nga Lyon, i shtati në renditje dhe jashtë Evropës duke deklaruar se është i gatshëm të kërkojë dëmshpërblim. E po kështu Toulouse dhe Amiens të cilat ranë në kategorinë e dytë edhe pse kishte edhe 10 javë për t’u luajtur.

Janë skuadrat e kategorisë së dytë që mund të luanin promovimin në play off, pa përmendur edhe ekipet amatore të gatshme për të kërkuar të drejtën e tyre .

Edhe pse ministrja e Sportit deklaroi se shteti është i gatshëm të ndihmojë klubet me garanci për kredi, kjo nuk është e mjaftueshme për skuadra si Lyon. Jashtë Evropës shpresa e fundit është finalja e kupës së ligës nëse do të luhet në gusht ndaj PSG për të kapur të paktën kupën e vogël të kontinentit.

Presidenti Jan Michel Aulas parashikon humbje dhjetëra milionë euro, ndërsa po planifikon veprim juridik për të kërkuar dëmshpërblim. E po kështu presidenti i Amiens, në vend të parafundit me vetëm 4 pikë larg zonës së sigurisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli