Pandemia në rajon, të dhëna pozitive nga Kosova, 4 viktima në Maqedoninë e Veriut

MB BILANCI NE RAJON.duplicate frame 1160 1100x620

Situata me pandeminë në Kosovë vijon të jetë nën kontroll. Autoritetet shëndetësore raportuan vetëm 7 raste të reja të premten, ndërsa 27 persona më shumë e fituan betejën me Covid-19. Në total Kosova numëron 813 raste me koronavirus dhe 22 jetë të humbura.

Më e vështirë situata në Maqedoninë e Veriut ku çdo ditë raportohen viktima. 4 persona të tjerë humbën jetën në 24 orë, duke e çuar totalin në 81 vdekje dhe rreth 1500 të infektuar. Në Serbi rastet me Covid-19 janë mbi 9 mijë, ndërsa viktimat 185.