Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pezullimi i dekretit, SHBA vlerëson se shteti i së drejtës në Kosovë funksionon

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 20:44 | Kosova
Pezullimi i dekretit, SHBA vlerëson se shteti i së drejtës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndeti përmes një postimi në rrjetet sociale vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që vendosi të pezullojë deri më 29 maj dekretin e Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, për të dekretuar Avdullah Hotin nga radhët e LDK-së për të formuar qeverinë e re.

Sipas ambasadës së SHBA-së, ky vendim i gjykatës është një tregues shumë i mirë se shteti ligjor në Kosovë funksionon. Ajo nuk la pa përshëndetur dhe liderët e politikës në Kosovë të cilët u shprehën se do të respektojnë vendimin e Kushtetueses.

“Përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj”, shkruhet në postimin e përfaqësisë amerikane në Prishtinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu