Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Iftari në Prizren/ Pa besimtarë në xhami, por me besim dhe shpresë

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 13:22 | Kosova
Iftari në Prizren/ Pa besimtarë në xhami, por me besim dhe

Thirrja e Ezanit nëpër xhami dhë krisma e improvizuar e topit në kala, shënon fillimin e iftarit në qytetin historik të Prizrenit, gjatë muajit të Ramazanit, i cili këtë vit është ndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19.

Imami i xhamisë "Emin Pasha" thirri Ezanin e akshamit i vetëm dhe pa xhemat.

Pavarësisht atmosferës së zbehtë, tryezat e qytetarëve të Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit pasurohen me ushqimin e domosdoshëm, simbol i këtij muaji të shenjtë, pitajkëni, i cili përgatitet vetëm gjatë këtij muaji dhe është shndërruar në simbol të Ramazanit.

E pavarësisht kufizimit të lëvizjes, qytetarët e Prizrenit dalin për të blerë pitajka e toplia për syfyr.

Prizreni, në kohën e iftarit, kur në lokale vërshonin agjërues e klientë të ndryshëm, këtë Ramazan është pa njerëz, pa gjallërinë që kishte dhe pa atmosferën e veçantë të muajit të agjerimit të besimtarëve myslimanë, por me besimin se Ramazani i ardhshëm do të jetë shumë herë më i mirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë